Shqipëria, mes 39 dhe 47 bashkive, Diskutohen 2 nga 5 variantet

Tiranë-  Tkurret numri i varianteve nga të cilat do zgjidhte harta e re territoriale e Shqipërisë, nga pesë variantet fillestare qeveria ka përzgjedhur vetëm dy për t'i prezantuar para deputetetëve.Ministri i Shtetit për çështjet vendore Bledar Çuçi, në një mbledhje me dyer të mbyllura të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën adimistrativo-territoriale, ka prezantuar variantet dy dhe tre që e ndajnë territorin e Shqipërisë, përkatësish në 39 dhe 47 njësi.I pranishëm në mbledhje ka qenë dhe Kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa të ftuar kanë qenë krerët e grupeve parlamentare, ku opozita mungoi.Mësohet se në diskutim është vlerësuar se variant më optimal për Shqipërinë, është i pari me 30 njësi, por është i paaplikueshëm për vendin tone, sepse do cënonte ndjeshëm rrethet.Mazhoranca duket se do përzgjedh mes varianteve dy dhe tre. Në variantin me 39 bashki shtohen bashkitë ë tjera, si Mallakastra, Delvina,Devolli, Malësia e Madhe, Kolonja dhe Hasi.Edhe në këtë variant bashkitë që krijohen janë njësitë e madha vendore ku qyteteve të medha si Tirana, Elbasani, Korça e Vlora iu bashkohen dhe komunat.Në variantin me 47 bashki, Kamza del bashki më vete, sikurse dhe Himara me disa komuna të Vlorës, krijojnë një njësi.Burime të "Ora News" thanë se ndarja me 47 bashki është më favoritja për tu përzgjedhur, gjithësesi harta e re territorial do të përzgjidhet ditën e shtunë.Ajo që i bashkon të gjitha variantet është ndarja e vendit vetëm në bashki dhe ruajtja e njësive minoritare, si Pusteci apo Dropulli në bashki më vete.Nga këto variante komisioni do përzgjedh këtë javë njërën prej tyre,pas përzgjedhjes së variantit final.Komisioni për dy muaj do të konsultohet me komunitetet dhe drejtuesit e tyre dhe më pas reforma tëerritoriale do votohet në Kuvend në fund të muajit korrik.Në një takim që pati më herët, Kryeministri Rama tha se vendi është në urgjence të madhe për dy reforma me një rëndësi kapitale, ajo e territorit dhe e urbanizimit.“Sot jemi në kushtet kur me patjetër na duhet të lexojmë qartësisht shirat si shprehje e një urgjence të madhe për dy reforma me një rëndësi kapitale. Njëra reforma territoriale dhe tjetra reforma e urbanizimit që lidhet në radhë të parë me kapitalizimin e të gjithë aseteve të krijuara rrugë jo të ligjshme, flas për ndërtimet pa leje.Nga gjendja e cencusit vërtetohet katërcipërisht është se përgjigjja është komplekse por kryefjala e kësaj përgjigje është reforma territoriale administrative me një reduktim dramatik të numrit të njësive vendore që disponojnë kompetenca të plota dhe me rritje dramatike të të ardhurave për njësitë që do të dalin nga ky reduktim për të orientuar ndryshe qoftë zhvillimin njerëzor ashtu dhe ekonomik të vendit”tha Rama.Ja çfarë parashikojnë dy variantet e përzgjedhuraVarianti 3: Parashikon 47 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 59.577 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 602 m2/njësiDendësia mesatare 2586 banorë/km2Varianti 4: Parashikon 57 njësi të qeverisjes vendore, me këto karakteristika:Popullsi mesatare 49.125 banorë/njësiSipërfaqja mesatare 497 m2/njësiDendësia mesatare 2132 banorë/km2