Fushata sensibilizuese për nxënësit: Si të kuptojmë mallrat false ?
Nëpërmjet një projekti të përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me doganën italiane, nxënësit e shkollës së Kuqe, kanë marrë informacion për të shmangur produktet fallso, të cilat janë konsideruar të dëmshme për shëndetin.Një praktikë e tillë në shtetin fqinjë Itali, ndiqet që në bankat e shkollës.Ndërmjet materialeve të ndryshme, nxënësit mësohen si të shmangin mallrat apo produktet false.“Proçesin e të drejtave të mbrojtjes së pronësisë, proçesin e të drejtave për standartin dhe për produktin qe ju merrni. Parandalimi i rasteve që ne shpesh herë nuk i njohim por duam t’i njohim”, tha zv- Ministria e Arsimit, Nora malaj.Në takimin e organizuar, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali e ka cilësuar pronësinë intelektuale si “detyrë të doganës”.“Ne kemi zgjedhur një menyrë tjetër, përveç formës tradicionale, është afrimi me ju. Pra ardhja, edukimi në shkolla, për të parë që disa gjera nëse nuk bëhen pjesë e leksioneve, e mendësisë së njerëzve, është shumë e vështirë që ato pastaj të jenë pjesë e legjislacionit apo të zbatohen mirë”, tha Spiropali.Gjithashtu nxënsit e shkollës së kuqe janë informuar edhe për pronësinë intelektuale e të drejtën e autorit.