SHBA, Obama optimist për marrëveshjen fiskale
Presidenti Barak Obama ka deklaruar se është i përgatitur të marrë vendime të vështira për të arritur marrëveshje me republikanët për uljen e deficitit. Sipas presidentit nuk ka arsye që bisedimet të dështojnë.Obama u tha gazetarëve se është opotimist se ai dhe republikanët mund të bien dakord për uljen e deficitit të Shteteve të Bashkuara, për të parandaluar shkurtime të thella shpenzimesh dhe për të shmangur ngritjen e taksave më 1 janar.Presidenti tha se ai u është afruar republikanëve më shumë se sa në gjysmë të rrugës dhe është i predispozuar të bëjë lëshime të tjera nëse do të jetë e nevojshme."Me qëllim që të arrijmë një kompromis, unë jam i gatshëm të marr disa vendime të vështira, disa gjëra që disa demokratë nuk duan që t’i shikojnë dhe ndoshta ka edhe pak republikanë që nuk duan t’i shikojnë këto" tha ai.Presidenti Obama tha se propozimet më të fundit dhe ofertat më të fundit nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër janë “shumë afër”."Ajo që ndan janë ndoshta pak miliardë dollarë. Idea që ne ta vëmë ekonominë në rrezik sepse nuk mund ta mbyllim këtë hendek nuk ka kuptim. Prandaj unë do të vazhdoj të bisedoj me Kryetarit dhe udhëheqës të tjerë në Kongres, por më në fund ata duhet të bëjnë punën e tyre” tha Obama.Ndërkohë Bejnër kritikoi ashpër presidentin se kishte kundërshtuar një kundër ofertë, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët pritet ta miratojë sot."Atëhere presidentit i duhet të marrë një vendim. Ai mund t’u bëjë thirrje demokratëve në Senat të miratojnë projektligjin, ose të mbajë përgjegjësi për ngritjen më të madhe të taksave në historinë amerikane” tha Bejnër.Shtëpia e Bardhë ka thënë se zoti Obama mund t’i vërë veton propozimit të zotit Bejnër për t’i mbajtur taksat të ulta për amerikanët që kanë të ardhur më pak se një milionë dollarë në vit. Propozimi më i fundit i presidentit është ngritja e taksave për ata që kanë të ardhura vjetore mbi 400 mijë dollarë.Presidenti Obama tha përsëri se nuk do të negociojë kufirin e borxhit të vendit si pjesë e këtyre bisedimeve. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po e afrohet kufirit të shumës së parave që mund të marrë hua në rrugë të ligjëshme.