Vajza e diktatorit, zgjidhet Presidente e Koresë së Jugut
Park Geun-hye është bërë presidentja e parë femër e Koresë së Jugut, duke mposhtur konkuretin e saj Mun Xhae In në zgjedhjet presidenciale. 60 vjeçarja është vajza e Park Chung Hi, e diktatorit që udhehoqi vendin nga 1963-1979.Duke iu drejtuar njerësve te mbledhur në sheshin qendror Seul Gwanghwamun, Park tha se fitorja e saj ishte një fitore për popullin dhe se ajo do të jetë kryetarja e parë e kombit e cila mban premtimet."Kjo është konsideruar si një fitore për njerëzit që duan të kapërcejnë krizën dhe për ringjalljen e ekonomisë. Nuk do të harroj kurrë vullnetin e njerëzve që besuan te mua kudo që kam shkuar, gjatë fushatës zgjedhore. Ndersa ajo shprehu se me zgjedhjen e saj në qeveri per të gjithë vendin do të fillojë një epokë e lumturisë në vend."Fitorja erdhi pavarësisht vlersimeve nga analistët e politikës se pjesëmarrja e lartë e votuesve mund të favorizojonte Mun-in.Sipas mediave kandidatja konservatore Park Geun-hye shprehet e hapur për dialog me Korenë e Veriut, por ajo i ka kërkuar Korese së Veriut të tregoje përparim në fushën e çarmatimit bërthamor.Park Goun He ka 15 vjet eksperiencë si deputete. Në zgjedhjet ajo ka përdorur një slogan te babait të saj "Le të jetojnë mirë."Nderkohë Presidenti aktual i Koresë së Jugut Lee Myung-bak uroi Park Geun-hye për fitoren e saj, e cila vjen në një kohë të stresuar për ekonominë ne vend, ndërsa rezultati nuk është konfirmuar ende nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve të Koresë.