Masakra në Afganistan, kërkohet dënim me vdekje për ushtarin amerikan

Prokurorët ushtarakë do të kërkojnë dënimin me vdekje për ushtarin amerikan, të akuzuar për vrasjen e 16 fshatarëve në Afganistanin jugor në muajin mars.Robert Bales përballet me 16 akuza për vrasje, përfshirë akuzat për vrasje të paramenduara.Prokurorët thanë se ushtari 39-vjeçar e la bazën e tij në provincën e Kandaharit, më 11 mars për të kryer vrasjet.Nëntë nga viktimat ishin fëmijë. Nuk është caktuar ndonjë datë për gjyqin ushtarak kundër tij.Nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga avokatët e Bales pas këtij njoftimi.Por, ekipi i tij mbrojtës ka argumentuar se duhen ekspertë të jashtëm për të përcaktuar nëse Bales, i cili shërbeu katër herë në Irak dhe Afganistan, ka vuajtur nga çrregullimi- stres post-traumatik.Vrasjet e marsit shkaktuan aq zemërim dhe protesta sa që ushtria amerikane ndaloi përkohësisht operacionet luftarake në Afganistan.