SHBA: Jemi të zhgënjyer nga Izraeli

Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se është “thellësisht i zhgënjyer” me Izraelin, për vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve të reja në tokën, të cilën palestinezët e pretendojnë si tokë të tyre.Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ka akuzuar liderët izraelitë për angazhim në “aksion provokativ”, që e vë në pikëpyetje përkushtimin e tyre për paqe.Kjo deklaratë u bë në periudhën kur raportohet se shtetet evropiane në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Portugalia, dhe anëtarë të tjerë, po përgatisin deklarata të reja për dënimin e planeve të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve.Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në muajin nëntor, votoi për përmirësim të statusit të palestinezëve në OKB, në “shtet vëzhgues joanëtar”.