Korea e Jugut zgjedh presidenten e parë femër

Koreanojugorët zgjodhën presidenten e parë femër në historinë e vendit.  Rezultatet përfundimtare të votimeve të mbajtura ditën e mërkurë nxorrën fituese Park Geun-hye, të bijën e ish-diktatorit Park Chung-hee e cila mposhti rivalin e saj Moon Jae-in, me një platformë zgjedhore të përqendruar tërësisht tek ekonomia.Ndonëse një pjesë e votave janë ende duke u numëruar, Moon pranoi humbjen dhe i uroi suksese presidentes së re.Park do të zëvendësojë në krye të shtetit kolegun e saj partiak, Lee Myung-bak, i cili detyrohet të largohet nga pushteti pasi kushtetuta e vendit nuk lejon kryerjen e dy mandateve radhazi.Gara zgjedhore pati një  pjesëmarrje të lartë, me 75.8% , e ndërsa  janë numëruar më shumë se 99% të votave Park kishte fituar 51,6% të votave  kundrejt 48% të rivalit të saj.Beteja politike në këtë fushatë zgjedhore u përqendrua tek rritja ekonomike, shpenzimet ushtarake dhe Korea e Veriut.Megjithatë, sipas ekspertëve, për herë të parë pas shumë dekadash, duket se ekonomia u shndërrua në çështjen më të rëndësishme për shumicën e koreanojugorëve.Korea e Jugut ka ekonominë e 12-të më të madhe në botë dhe një prej standarterve më të larta të jetesës mes vendeve të industrializuara.  Presidenti amerikan Barak Obama uroi presidenten e re Park  duke e quajtur Korenë e Jugut si një mbrojtës të sigurisë në Azi.