Facebook, refuzohet kërkesa gjermane për emra të rremë

Rrjeti social Facebook,  nuk ka pranuar kërkesën e një grupi gjerman  që të lejoj regjistrimin e shfrytëzuesve me emra të rremë.Komisionari për mbrojtjen e të dhënave të shtetit Shlezvik – Holshtajn, Thilo Weichert,  ka paraqitur një urdhër të hënën, me kërkesën që rrjetet sociale në Internet të lejojnë regjistrim me pseudonime.Ai ka thënë se politika e kompanisë Facebook, me seli në Kaliforni, që kërkon emra real për regjistrim, nuk është në përputhje me ligjin gjerman dhe rregullat e Bashkimit Evropian, që  mbrojnë të drejtën e të shprehurit të lirë në Internet.Facebook ka thënë  se ky urdhër është “pa vlerë, humbje e parave të taksapaguesve gjermanë dhe ne do ta luftojmë atë në mënyrë energjike”.Siç raporton AP nga Berlini, komisioneri Weichert ka thënë se zyra e tij mund ta dënoj kompaninë Facebook, nëse ajo nuk e respekton urdhërin brenda dy javëve.Facebook thotë se në Gjermani janë më se 20 milionë shfrytëzues aktivë.