Ukraina përfshihet nga i ftohti siberian
Ukraina prej ditësh vazhdon të jetë nën darën e të fohtit Siberian, ndërsa numri i viktimave ka kaluar mbi 40 gradë.Temperaturat e ulëta në -20 gradë Celsius kanë detyruar autoritet të vendosin më shumë se 1500 pika ngrohjeje në të gjithë vendin ku u shërbehen njerëzve çaj i nxehtë dhe sanduiçë.Autoritetet mjekësore thonë se çdo ditë e më shumë njerëzit kanë kërkuar ndihmë si pasojë e të ftohtit.Dy ditë më parë një stuhi dëbore bllokoi me qindra automjete në një nga autostradat më të rëndësishme të vendit që shkon nga kryeqyteti Kiev në kufirin me Hungarinë.Qindra njerëz mbetën të bllokuar e vetëm me ndërhyrejen e ushtreisë u bë i mundur zhbllokimi i rrugëve.Ministria për emergjencat iu ka bërë thirrje njerzve të mos lëvizin shumë nëse ata nuk e kanë të nevojshme për të shmangur kështu bllokime të tjera që rrezikojnë jetën e tyre.