Lejuan celularë në burgun e Fushë Krujës, shkarkohen 8 policë

Tetë policë të burgut të Fushë Krujës janë larguar nga detyra pasi akuzohen se kanë thyer rregullat e shërbimit duke lejuar në burg futjen e sendeve të ndaluara.Masa administrative e Drejtorisë së Burgjeve është marrë menjëherë pas kontrollit që është bërë në këtë burg.