Pistorius shet shtëpinë ku vrau të dashurën e tij
Kampioni olimpik Oskar Pistorius ka shitur shtëpinë e tij në Pretoria, në të cilën natën e Shën Valentinit në 2013-ën, vrau për vdekje të fejuarën e tij, Reeva Steenkamp.Sipas agjentit të tij imobiliar, Pistorius e nxorri shtëpinë në shitje në fillim të këtij viti për të paguar shpenzimet marramendëse të procesit, në të cilin është i akuzuar për vrasje.Gjatë seancës së sotme gjyqësore, avokati i Pistorius, Brian Webber, ka bërë të ditur se sapo shtëpia ka dalë në ankand, ka patur ofertë prej 480 mijë dollarësh ndaj dhe ajo është pranuar menjëherë. Megjithatë nuk u bë e ditur se kush e kishte blerë vilën luksoze.Pistoriusit i duhet të paguajë armatën e tij të avokatëve, të cilët po luftojnë që ta shpëtojnë atë nga akuza për vrasje. Bëhet fjalë për pagesa për 3 avokatët e tij, ekipin e balistikës, ekspertët e mjekësisë ligjore si dhe kompaninë amerikane të rindërtimit të skenës së krimit. Kostoja totale përllogaritet në 9 mijë dollarë në ditë.Gjyqi i tij fillimisht u mendua se do të zgjasë vetëm tre javë por tashmë ka hyrë në muajin e katërt.Në muajin mars, avokati i tij tha se atleti duhet të shesë një nga pronat për të paguar tarifat ligjore.Që nga koha e vrasjes në 14 shkurt 2013, Pistorius po jeton në shtëpinë e tezes së tij.Ish kampioni olimpik gjithashtu ka humbur shumë kontrata me kompani të ndryshme, mes të cilave edhe NIKE, duke humbur 510 miijë dollar fitime në vit.Kjo nuk do të thotë se Pistorius është i varfër pasi ai ka në pronësi edhe 2 vila të tjera në vlerën e rreth 200 mijë dollarëve në Pretoria dhe një shtëpi pushimi me vlerë 200 mijë dollar në Cape Town.Prokurorët e kanë akuzuar 27 vjecarin se mbrëmjen e Shën Valentinit, ka vrarë me dashje duke qëlluar 4 herë mbi të fejuarën e tij, akuza të cilat Pistorius i ka hedhur gjithnjë poshtë, duke deklaruar se ka qëlluar gabimisht duke e pandehur atë për hajdut. Nëse akuzat ndaj tij vërtetohen, atleti i famshëm do të vuajë 25 vjet burg.sg/oranews online/