Ndërkombëtarët: Reforma territoriale bashkë me decentralizimin

Tirane- Me gjithë mbështetjen për reformën administrative territoriale, partnerët ndërkombëtarë, në komisonin e posaçëm u përfaqësuan vetëm në nivel ekspertësh.OSBE, KE, dhe USAID dhe UNDP iu bashkuan në një deklaratë për të kërkuar që bashkë me reformën të realizohet edhe decentralizmi i pushtetit vendor"Reforma territoriale do, dhe duhet të lehtësojë rrugën për një decentralizim më të madh rregullator e fiskal dhe do të forcojë autonominë lokale  Rezultatet do të ndihen çdo ditë nga të gjithë shtetasit shqiptarë si në qytet ashtu edhe në fshat. Ne përqafojmë angazhimin e qeverisë për të kryer një proces të reformës territoriale administrative të standardeve ndërkombëtare duke qenë i bazuar në analiza objektive, duke qenë transparent dhe gjithëpërfshirës"- u shpreh përfaqësuesja e UNDP, Yesim Oruc Kaya.Ndërsa reforma po kryehet e vetme nga mazhoranca, BE apelon për dialog"Eshtë shumë thelbësore që reforma administrative territoriale të trajtohet nga pikpamja e decentralizimit në një frymë konstruktive të dialogut politik, duke synuar përmirësimin e qeverisjes së mirë në nivel vendor"- tha përfaqësuesja e BE, Ledia Muço. Ja deklarata e plotePër më shumë se 10 vjet Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar ndajnë mendimin se sistemi aktual i njësive të shumta të qeverisjes vendore është i paqëndrueshëm. Në kontekstin aktual të zhvillimit të Shqipërisë shumë nga këto njësi të qeverisjes vendoree nuk kanë qenë në gjëndje të ofrojnë shërbime eficente.Nëse reforma territoriale administrative në process do të jetë e suksesshme ajo do të konsolidojë njësitë e qeverisjes vendore. Një konsolidim i tillë nëse koordinohet mirë me reforma paralele do të përmirësojë dhe modernizojë ofrimin e shërbimeve të sektorit publik.Ajo do, dhe duhet të lehtësojë rrugën për një decentralizim më të madh rregullator e fiscal dhe do të forcojë autonominë lokale. Rezultatet do të ndihen çdo ditë nga të gjithë shtetasit shqiptarë si në qytet ashtu edhe në fshat. Ne përqafojmë angazhimin e qeverisë për të kryer një proces të reformës territoriale administrative të standardeve ndërkombëtare duke qenë i bazuar në analiza objektive, duke qenë transparent dhe gjithëpërfshirës.Për këtë qëllim ne kemi ofruar mbështetjen tonë duke sjellë ekspertizë ndërkombëtarë e kombëtare. Duke lehtësuar dialogun, duke organizuar platform dhe forume konsultimi, si dhe ofruar eksperienca nga vendet që po kalojnë procese të ngjashme.Ne kemi mbështetur aktorët e këtij procesi për të dëgjuar zërin e qytetarëve.Ne jemi të bindur se institucionet e Shqipërisë do të mund të shfrytëzojnë këtë informacion dhe proces për të ndërmarrë vendime politike të duhura.Partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin këtë reformë dhe që kanë firmosur këtë deklaratë janë USAID OSBE, KiE, Qeveria suedeze nëpërmjet SIDA-S, zyra e bashkëpounimit zvicerian , BE PNUD, Zyra e Bashkëpunimit Austriak dhe Zyra e Bashkëpunimit Italian.letra-e-komisionit-te-reformes (Në foto deklarata e partnerëve ndërkombetarë për reformën territoriale)sg/oranews online/