Botërori 2014 humb jetën punëtori, ra në kontakt me rrymën elektrike
Brazil- Një punëtor ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike gjatë ndërtimit të stadiumit "Arena Pantanal në qytetin perëndimor të Cuiaba".32-vjeçari ndërroi jetë pas një kontakti me rrymën elektrike në stadiumin që pritet të jetë gati për fillimin e Kampionatit Botëror të futbollit.Ky është rasti i parë fatal në stadiumin e Cuiaba, por 8 punëtorë të tjerë kanë vdekur gjatë ndërtimit të 12 stadiumeve të Brazilit që do të presin fillimin e Kupës së Botës që pritet të nisë në më pak se 1 muaj. Në nëntor, dy punëtorë u vranë në stadiumin Sao Paolo, si pasojë e rrëzimit të një vinçi.Në fakt, përgatitjet për botërorin e Brazilit herë pas here janë ndërprerë për shkak të aksidenteve të tilla ndaj dhe afati për përufndimin e punimeve kanë mbaruar.Stadiumi "Arena Pantanal" është një ndër stadiumet që ende kanë shumë punë përpara nisjes së botërorit, ku ende duhet të instalohen qindra ndenjëse ndërsa ende nuk kanë përfunduar përgatitjet me instalimin e ndricimit të stadiumit.Gjatë ndërtimit të stadiumeve në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, vdiqën dy punëtorë./sg/oranews online/