Injorojnë thirrjet e Presidentit Putin, liderët pro-rusë: Referendumi do zhvillohet

Ukrainë- Kryengritësit pro-rusë në Ukrainën lindore vendosën që ta mbajnë referendumin e së dielës për autonomi, pavarësisht nga thirrja e e Presidentit rus Vladimir Putin për ta shtyrë.Vendimi u publikua nga liderët separatist të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. "do të bëjmë atë që duan banorët dhe që po e demonstrojnë me veprimet e tyre,":tha lideri I prorusëve në Donetsk, Denis Pushilin.Miliona fletë votimi janë përgatitur për referendumin ku pyetja që do tu drejtohet votuesve është: a e mbështesni shpalljen e pavarësisë së republikës popullore të Donetskut?Por autoritete ukrainase thonë se nuk do të njohin rezultatet dhe se operacioni antiterror do të vijojë.Përpjekja e Putin për ta shtyrë votimin, u konsiderua si pjesë e një politike për të zbutur acarimet dhe për të negociuar një marrëveshje me perëndimin. Por kreu i kremlinit i intensifikoi tensionet përsëri sot kur ndoqi një stërvitje ushtarake që sipas agjencive ruse të lajmeve, ishte një simulim i një goditjeje masive bërthamore, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi armik.Presidenti rus tha se stërvitja e forcave bërthamore ruse ishte planifikuar që në nëntor, por në fakt ajo po zhvillohet ndërkohë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.Në Ukrainë, shumë banorë kanë shprehur shqetësimin se referendumi mund t'i japë shkas intensifikimit të dhunës mes trupave ukrainase dhe militantëve pro-rusë që kanë marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare në mbi 10 qytete në lindje.