Moska i tregon muskujt Perëndimit, sot Parada e Ushtrisë

Moske- Ushtria e Rusisë do të përfshihet sot e gjitha në paradën e Moskës, me rastin e 9 Majit, që shënon 69 vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste te forcat aleate në Evropë dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore apo siç njihet në Rusi si Lufta më e madhe patriotike.Sipas njoftimeve ruse, më shumë se 11 mijë trupa do të marrin pjesë në paradën e organizuar në Sheshin e Kuq së bashku me pajisje të rënda ushtarake, duke përfshirë edhe avionët dhe helikopterët ushtarak.Analistët vlerësojnë se festimi i kësaj here ka një dozë më të madhe të patriotizimit në Rusi, që është ushqyar pas aneksimit të gadishullit ukrainas, Krimesë.Raportet bëjnë me dije se në paradë do të jenë edhe marinat e Detit të Zi të cilët do të mbajnë flamuj të ashtëquajturës "republikës ruse të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit".Nga ana tjetër Ukraina i ka shtuar masat e sigurisë me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Fitores.Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseni Yatsenyuk, ka shfaqur dyshimin se presidenti rus mund ta ketë planifikuar një formë të "luftimit" me qëllim që të diskreditoj Kievin, pikërisht më 9 maj, kur edhe shënohet 69 vjetori i dorëzimit të Gjermanisë Naziste te forcat aleate në Evropë.Yatsenyuk i ka bërë këto komente pasi seperatistët pro-rusë në Donetsk e Luhansk në Ukrainën lindore, kanë thënë se pavarësisht thirrjes së Putinit për ta shtyer mbajtjen e referendumit, ata do ta mbajnë më 11 maj.Zëdhënësi i Putinit tha se Kremlini ka nevojë për më shumë informacione rreth këtij vendimi, para se te dal me ndonjë qëndrim tjetër.Një zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton, ka theksuar se referendumi nuk duhet të mbahet as më 11 maj por as me ndonjë datë tjetër, ndërsa Zëvendës sekretari amerikan i shtetit Ëilliam Burns, dekalroi se Rusia po ecën "drejt një rruge të rrezikshme dhe të papërgjegjshme".