Zgjedhjet e 8 qeshorit, Thaçi nis fushatën nën siglën "Misioni i ri"
Kosovë- Ndonëse vetëm një ditë më parë presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga pranoi datën 8 qershor si ditën kur në vend do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duket se kryeministri Thaçi nuk do të humbasë kohë.Fushata elektorale për në zgjedhjet e 8 qershorit nis zyrtarisht më 28 maj por për kreun e qeverisë në Prishtinë, sikurse shkruajnë mediat vendase, ajo ka nisur qysh dje.Në televizionet kosovare mbrëmjen e djeshme ka nisur të shfaqet një reklamë për fushatën zgjedhore, ku Hashim Thaçi shpalos programin e ri qeverisës për 4 vitet e ardhshme nën siglën "Misioni i ri".Nëse do të rizgjidhet në krye të qeverisë, Thaçi premton se në këtë mision të tretë pas pavarësisë së vendit dhe shtetndërtimit, do të sjellë zhvillim ekonomik dhe krijim të qindra e mijëra vende të reja pune. Thaçi i fton qytetarët të bashkohen me të në këtë mision të ri, për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar e moderne.“Të jesh kryeministër i Kosovës është të mbartësh mbi supe synimet e qytetarëve tuaj, më 8 qershor ne bashkarisht do të nisim misionin e ri”, përfundon mesazhi i kryeministrit Thaçi./nzh/oranews online/