Drejtuesi i dizajnit të Samsung jep dorëheqjen pas kritikave ndaj S5

Lideri i prodhimit të celularëve në botë, Samsung, ka zëvendësuar drejtorin e dizajnit, pas kritikave ndaj smartfonit të fundit Galaxy S5.Chang Dong-hoon dha dorëheqjen nga posti javën e kaluar. Vendin e tij e mori zëvendës presidenti  për dizajnin, Lee Min-hyouk. Samsung refuzoi të komentojë arsyet e këtij riorganizimi.42 vjeçari Lee  u bë ekzekutivi i lartë më i  ri në botë në 2010, për rolin e tij në dizenjimin e serive Galaxy, një sukses absolut që rrëzoi Apple nga pozicioni lider në tregun botëror të smartfonëve.Sot, Samsung shet dy herë më shumë smartphone se Apple, kryesisht falë serive Galaxy.Galaxy S5, e cila u prezantua muajin që shkoi, u prit jo mirë nga përdoruesit e saj, prej mungesës së risive në harduerë. Ndërsa dizajni i kasës plastike u kritikua shumë pasi dukej e lirë dhe jo cilësore. Chang, një ish professor, i cili ka studiuar në Instritutin e Artit në Çikago, do të vazhdojë të jetë pjesë ë ekipit të Samsung . Ai do të drejtojë qendrën e dizajnit të Samsung ku do të merret me strategjitë e dizajnit.