Korçë, mjekët e akuzuar për mitmarrje, Prokuroria kërkon 6 vjet burg

Korçë- Prokuroria e Korçës dha sot pretencën ndaj dy mjekëve të akuzuar për mitmarrje, kirurgut Nikolla Nunka dhe reanimatorit Ismail Uzuni.Prokuroria gjithashtu kërkoi edhe pezullimin e tyre për një afat kohor 6 muaj nga puna, pasi edhe pse janë në bankën e të akuzuarve mjekët vazhdojne normalisht punën.Dy mjekët u arrestuan në flagrancë në tetor të vitit të kaluar, pas denoncimit që shtetasi Guri Cakollari bëri në Prokurori, duke deklaruar se mjekët i kishin kërkuar 200 mijë lekë për të realizuar operacionin ndaj bashkëshortes së tij.Asokohe Prokuroria si prova kishte paraqitur edhe tabulatet telefonike apo kartmonedhat 50 mijë lekëshe me numër serie, të cilat u ishin gjetur dy mjekëve gjatë arrestimit, shuma totale e të cilave ishte 200 mijë lekë te vjetra.Në seancat gjyqësore, të dy mjekët nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria sipas tyre e gjithë skema ishte e stimuluar.Reanimatori, Ismali Nunka, ka deklaruar gjatë kohës që është arrestuar se paratë i kishte marrë nga shtëpia, ndërsa më vonë kishte deklaruar se familjarët e pacientes ia kishin vendosur me zor ne xhepin e perparëses.Ndërsa sipas Prokurorisë paratë e ndërhyrjes kirurgjikale i ka kërkuar mjeku kirurg, Nikolla Nunka, nëpërmjet telefonit tek bashkëshorti i pacientes së shtruar në spital,i cili më pas ka njoftuar policinë.Ndërsa paratë e kërkuara më pas ndaheshin mes kirurgut dhe reanimatorit të Pogradecit përgjysëm, duke perfituar secili nga 10 mijë lekë të reja.Por edhe pas provave dhe akuzave te ngritura ndaj dy mjekëve, gjatë gjithë kësaj kohe ata janë gjykuar dhe hetuar në gjendje të lirë.