Më i shëmtuari në botë, por është i lumtur

38 vjecari William Masvinu ka marrë një çmim që shumë pak veta e kanë zili, atë 'Mister i Shëmtuari', që e fitoi në një konkurs pak muaj më parë.Burri që jeton në Zimbabve, shpreson që ky konkurs t'i sjellë fat. "Shpresoj të më thërrasin për ndonjë publicitet"- tha ai, edhe pse për momentin bën korrierin në tregun Mbarë në Harare.Si çmim Masvinu mori një natë në një hotel luksoz dhe një zarf me 100 dollarë, ofertë që e refuzoi sepse nuk mund të rrinte në një hotel luksi me barkun bosh.Sipas tij, fakti që është i shëmtuar është një dhuratë  nga zoti dhe ndihet krenar. Gruaja e tij thotë se William ka cilësi të rralla që jo çdo njeri i ka.