Ylli i ri i Pranverë - Verë i fushatës 2013 të Burberry

Me prindër të një niveli të lartë dhe të suksesshëm, si David dhe Victoria nuk është çudi që djali i tyre Romeo Beckham të bëhet i famshëm apo të dominojë në botën e vipave.10-vjeçari është zbuluar si ylli më i ri i fushatës Spring - Summer Burberry 2013, duke e bërë debutimin e tij së bashku me modelin Edie Campbell dhe Cara Delevingne.Duke qënë se prindërit e tij janë të përfshirë në mode, edhe Romeo di të jetë një model dhe imazh i mirë për markën e rrobave BURBERRY.Ai ishte i veshur me nje stil të ngjashëm me të babait të tij, pantallona serioze dhe një pallto Burberry, dhe në duart e tij si aksesor plotësues kishte një çadër po të markës.Beckhami i ri e ka filluar me tepër energji fushatën e tij të parë  të modelimit dhe madje duket i vendosur  për tu bërë një lojtar i mirë në industrinë e modës, ashtu si nëna e tij.