Shpesh shkon te psikiatri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 14:13
Aktorja amerikane, Eva Mendes, 38-vjeçare, zbuloi se të paktën një herë në javë shkon në terapi te psikiatri. Ajo beson se çelësi për të gjetur lumturinë është të bisedojë për problemet e saja me një person i cili privatisht nuk e njeh."Shkëlqyeshëm është kur me personin që nuk je lidhur emocionalisht bën gjithçka vetëm që t'ju ndihmojë për zgjidhjen e problemeve", tha aktorja e njohur.Para disa vitesh ajo kishte përfunduar në një klinikë për rehabilitim, por nuk dihet nga çfarë ishte rehabilituar.