Mashkulli prej silikoni

Kohët e fundit kemi dëgjuar e parë për shumë femra, që në sajë të operacioneve të shumta plastike, shndërrohen në kukulla të vërteta Barbie.Tani një mashkull duket se është shndërruar gjithashtu në një kukull, pikërisht në sajë të operacioneve dhe ndërhyrjeve  estetike, të cilat nuk janë pak, por 100 të tilla. 32 vjeçari  Justin Jedlica ka shpenzuar 100 mijë dollarë me operacione plastike që të duket si kukulla Ken (partneri i kukullës Barbie).Ai është futur nën thikë që në moshën 18 vjeçare dhe nuk ka lënë gjë pa bërë me silikon; buzët, gjoksin, të pasmet, muskujt dhe çdo pjesë tjetër të fytyrës.Jedlica shprehet se është shumë i fiksuar pas këtyre ndërhyrjeve dhe se e sheh trupin e tij si një lloj skulpture, një vepër arti mbi të cilën vazhdimisht mund të punohet."Të më thuash që të heq dorë nga operacionet plastike, është njësoj si ti thuash Pikasos mos pikturo më", shprehet 32 vjeçari prej silikoni.