Këshilla për femrat

Më në fund ka ardhur një këshillë e mençur nga Megan Fox. Aktorja e bukur u ka kërkuar vajzave të reja që të kërkojnë këshilla nga një psikolog, para se t'i nënshtrohen operimeve estetike, pasi proçedura kozmetike nuk do t'i zgjidh pasiguritë e tyre.Bukuroshja e filmit "Transformers", insiston se ajo nuk ka asgjë kundër praktikës mjekësore, por frikësohet se femrat shpesh kërkojnë për një përmirësim të shpejtë të brengave të tyre, në vend që të merren me problemin nga thelbi i tyre."Do të inkurajoja të gjitha që së pari të flasin me një psikolog, për t'u munduar që të zbulojnë se nga vjen problemi i tyre, pasi shumë herë problemi nuk lidhet me dhëmbët, hundën apo mjekrën tuaj. Operimi nuk do ta largoj atë pasiguri nga ju. Nëse pas kësaj bisede ti ndjen se duhet ta bëni atë, atëherë bëjeni. Është mahnitëse që kemi teknologjinë për të bërë gjëra të tilla", ka thënë ajo.Në anën tjetër, bukuroshja e Hollywood-it së fundi ka bërë një seancë tjetër fotosh për revistat e njohura të modës.Për dallim nga ato të mëparshmet, në të cilat rrobat që vishte më shumë zbulonin se sa mbulonin, Megan në pozimin e fundit ishte veshur mjaft rehatshëm. Po ashtu, përveç pozimit Megan Fox në intervistat për këto media ka folur edhe për paaftësinë e saj të gatimit ."Më parë do të vdisja nga uria, se sa të zieja diçka. Mendoj se tërë ditën mund të mbijetoj pa ushqim", thotë Megan, e cila disa herë në ditë ha në restorante të ndryshme.