Frikësohet nga shoqëria e re

Robert Pattinson, ylli i filmit "Twilight", tha se frikësohet që të hyjë në shoqëri të re pasi frikësohet se njerëzit vetëm do të dëshironin që ta shfrytëzojnë atë për shkak të popullaritetit. Pattinson gazetarëve amerikanë u zbuloi se ka frikë se shokët e tij të rinj, mund t'ua shesin mediave shumë detaje nga jeta e tij private."Raporti me njerëzit të cilët i njeh prej kohësh  nuk ndryshon kurrë. Me shokët e mi të vjetër e gjitha është si më parë. Thjesht e di si janë. Problem janë njerëzit e rinj. Kur të njihni shumë njerëz, ekziston mundësia dhe rreziku që njëri t'u shesë mediave tregime për ju. Me shumicën asgjë nuk ka ndodhur, por të kesh një paranojë të këtillë është shumë irrituese", tha Pattinson.