Shqetësohet për linjat

Katy Perry ka frikë se në të ardhmen do të zhvillojë një betejë me kilogramët e tepërt.Ajo tha se shumë i pëlqen linjat e saja, por është e bindur se në të ardhmen do ta ketë shumë vështirë që ta mbajë trupin në formë, pasi që këtë gjë e ka në gjene dhe me kohë metabolizmi do t'i ngadalësohet."E kam trupin e mirë, dhe gjithmonë e kam pasur. Por, jam e re dhe metabolizmi është në anën time, dhe në kombinim me angazhimet e shumta është logjike që nuk kam kilogramë të tepërt. Por, nëse më pyetni pas disa vjetëve, përgjigjja ime do të jetë sigurisht ndryshe", deklaroi Katy.