Dhurata për Surin

Suri Cruise padyshim është fëmijë me fat. Nëna e saj, aktorja Katie Holmes ka shpenzuar më shumë se 30.000 dollarë për dhurata për të voglën e saj, e cila këtë vit ka qënë dëshmitare e ndarjes së nënës së saj me babain Tom Cruise. Dhurata më e madhe e Surit ishte një ndërtesë e vogël, e cila ka kopshtin e fëmijëve, dhe të gjitha paisjet tjera duke përfshirë këtu edhe ujin që rrjedh dhe rrymën. Kjo i kushtoi nënës 15.000 dollarë. Ajo gjithashtu fitoi një mini iPad, një veturë për fëmijë të tipit Mercedes, rroba etj. Tom ndërkohë është duke qëndruar në Londër për xhirimet e filmit "All you need is kill".