Mund të bëjnë edhe pa Victorian

Blicet e aparateve dhe vëmendja e medias i ka entuziazmuar aq shumë sa Spice Girls, pas premierës së musical  "Viva Forever", po mendojnë të ribashkohen.E vetmja pikë e errët mbetet Victoria Beckham, e cila javën e shkuar qëndroi larg vajzave duke pozuar në tapetin e kuq me familjen.Një burim i ka thënë MailOnline se vajzat janë "të paduruara për tu rikthyer bashkë, e dinë që ky është shansi i tyre i fundit dhe mund ta bëjnë edhe pa Victorian".Jo vetëm kaq, por mendohet se mund ta zëvendësojnë Posh Spice me një këngëtare tjetër. Nuk bëhet fjalë për një yll të ri, por për një artiste tashmë të afirmuar. Emri i saj është Heidi Range, 29-vjeçarja britanike, e cila është pjesë e grupit britanik "Sugababes". Por kjo për momentin është vetëm një hipotezë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim.