Në koncertin Rolling Stone marrin pjesë Gaga dhe Springsteen

Vetëm në një koncert si të Rolling Stones do të kishin mundësi të hipnin në skenë njerëz të tjerë të famshëm, që përveçse grupit legjendar, janë ngjitur dhe Lady Gaga me Bruce Springsteen.Kjo gjë ndodhi në skenën e Newark, në New Jersey, me rastin e festimit të 50 viteve karrierë të grupit të famshëm. Në fillim u ngjit në skenë Bruce Springsteen që këndoi 'Tumbling Dice' dhe më pas Lady Gaga me 'Gimme Shelter'.Siç imagjinohet koncerti ishte i mbushur me spektatorë. Gjatë mbrëmjes janë kujtuar dhe fëmijët e vrarë në masakrën e Newtown, që tronditi një botë të tërë.