Dy shqiptarë shkakojnë "incident diplomatik" Australi-Indonezi

Canberra- Një anije me azil kërkues nga Indonezia u kthye mbrapsht nga forcat detare australiane duke i dhënë me vete edhe tre pasagjerë të tjerë, mes tyre dhe dy shqiptarë dhe një indonezian.Kjo ngjarje ka shkaktuar debate në Australi mes palëve politike. Jo vetëm kaq, është frika dhe për një incident diplomatik mes Australisë dhe Indonezi.Javën e kaluar, kryeministri Tony Abbott anuloi një udhëtim të planifikuar në Bali. Burime të qeverisë Australiane besojnë  se shkak është pikërisht kjo çështje që ka krijuar "siklet" mes  qeverisë indoneziane.  Por zyrtarisht qeveria thotë se shtyrja e vizitës kishte të bënte me përgatitjet për debatin për buxhetin e qeverisë.Qeveria deklaron se nuk pranon të komentojë operacionet detare, ndërsa antarë të opozitës e cilësojnë si një veprim shokues që shkel ligjet ndërkombëtare.Në 1 maj, anija me 18 azil kërkues nga India dhe Nepali po lundronte në ujrat australiane.Sipas tyre, marina australiane i ktheu ata mbrapsht një ditë më pas, por pak para se të futeshin në zonën detare indoneziane, në anije u shtuan edhe tre persona të tjerë, mes tyre dhe dy shqiptarët.Scott Morrison anëtar i qeverisë australiane, ka bërë të njohur qendrimin e maxhorancës, duke deklaruar qeveria se nuk komenton operacionet detare.Nga ana tjetër, Christine Milne, përfaqësuese opozitës, e cilëson si një veprim shokues që shkel ligjet ndërkombëtare. Shkrimi origjinalAustralian Navy 'added passengers' to asylum seeker boat during turn-back operation /es/sg/oranews online/