5 Maji, homazhe në qytete. Nderohet edhe Enver Hoxha

Dita e dëshmorëve është përkujtuar në të gjithë rrethet. Madje në disa qytete u bënë nderime edhe për Enver Hoxhën.Durrës - Në një ceremoni të zhvilluar në muzeun e dëshmorëve në Durrës është përkujtuar 5 maji, dita e dëshmorëve.Veteranë, qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe forcave politike, kanë vendosur kurora me lule të freskëta në varrezat e të rënëve për liri.Korçë - Në qytetin e Korçës është përkujtuar ditën e sotme 5 maji duke zhvilluar homazhe e duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.Deputeti i LSI-së Piro Kapurani, ka kryer vizita në disa familje dëshmorësh, duke shprehur konsideratat më të larta për kontributin e saj për lirinë e kombit.Fier - Në qytetin e Fierit janë zhvilluar homazhe, por ajo që ra ne sy ishte mungesa e opozitës.Gramoz Ruçi, në cilësinë e deputetit të këtij qarku është shprehur se kjo është një ngjyrosje politike që po i bëhet kësaj dite.Deputeti i LSI-se Robert Bitri, i pyetur për vlerësimin e Enver Hoxhës, ia delegoi kthimin e përgjigjes historianëve në vlerësimin që duhet t'i bëhet figurës së diktatorit.Lushnje - Në kuadër të kësaj dite, deputeti Gramoz Ruçi është ndalur edhe në qytetin e Lushnjes ku ka qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për nder të dëshmorëve.Shkodër - Ceremonitë përkujtimore të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve në Shkodër nisën me një aktivitet në sallën e këshillit bashkiak, e më pas janë kryer homazhet pranë varrezave të dëshmorëve.Kryetari i shoqatës së veteranëve, Vehbi Fishta, lëshoi një lum akuzash dhe kritikash ndaj pushtetit vendor në Shkodër, e specifikisht Partisë Demokratike, që sipas tij vetëm i ka nëpërkëmbur dëshmorët, duke iu referuar bustit të “5 Heronjve të Vigut”, për të cilin kërkojnë kthimin e tij në qytet.Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së Agron Çela dhe prefekti Paulin Radovani, garantuan se kërkesat e veteranëve do të merren parasysh dhe brenda një kohe të shkrutër busti i “5 Heronjve të Vigut”, do të kthehet në qytet.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues së pakicave kombëtare Serbo – Malazeze, ndërkohë që pushteti vendor i Shkodrës që drejtohet nga të djathtët zhvilloi i ndarë homazhet.Ajo që goditi në këtë përkujtim ishte edhe përçarja që ka Partia Socialiste në Shkodër, ku në ceremoni ishte e pranishme vetëm deputetja Mimoza Hafizi, por edhe kjo nuk vendosi kurora me lule, duke qëndruar tërësisht e mënjanuar.Berat - Figura e  Enver Hoxhës dhe portreti i tij ka qenë në qendër të homazheve në kuadër të ditës së dëshmorëve 5 majit, në qytetin e Beratit.Pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në këtë qytet kanë qenë edhe deputetët Nasip Naço dhe Gledion Rehovica.Lezhë - 5-maji Dita e Dëshmorëve, është përkujtuar edhe në qytetin e Lezhës, ku deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, ka zhvilluar vizita në familjet e dëshmorëve.Në aktivitetin e organizuar në Lezhë për ditën e dëshmorëve, ka rënë në sy mungesa e opozitës, ku asnjë përfaqësues i saj nuk ishte i pranishëm në homazhet e kryera për këtë rast./nzh/oranews online/