PD: Panairi i Punës, tallje e oligarkëve Rama-Meta

PD quan një "tallje oligarkësh Rama-Meta që i intereson vetëm pushtetit" Panairin e Punësimit që u organizua sot në Pallatin e Kongreseve.Në një prononcim për median deputetja e PD-së Majlinda Bregu tha se retorika e Ramës nuk hap vende pune dhe nuk krijon asnjë shans për krijimin e vendeve të reja të punës.Gjithashtu Bregu u shpreh se sot u dhunuan të gjithë të papunët.Retorika e Ramës nuk hap asnjë vend pune dhe nuk krijon asnjë shans për krijimin e vendeve të punës. Qytetarët u dhunuan, jo vetëm gratë me forcën e gardës, por të gjithë të papunët nga një propagandë tallëse e fyese. Në realitet burrat dhe gratë po humbasin vende të punës dhe mijëra të rinj kanë humbur shpresën për një vend pune. Panairi është një panel që nuk zbukuron dot realitetin e zymtë" u shpreh Bregu.