Fyle optimist për statusin: Do forcojmë rekomandimin
Brukseli shpreson që BE t’i thotë “Po” Shqipërisë në muajin qershor. Deklarata vjen nga komisioneri për zgjerim i BE, Stefan Fyle, i cili ka theksuar se po merret me përpilimin e raportit të rekomandimeve të vendeve anëtare, duke u shprehur optimist për vendimet që do merren prej tyre. Në 10 vjetorin e pranimit të disa shteteve të Evropës Lindore dhe Qëndrore në BE, Fyle shprehu besimin e tij në liderët e BE-së, do të jenë pro miratimit dhe pranimit të Shqipërisë në BE, në muajin qershor."10 vjetori i zgjerimit që nga viti 2004 është një moment shumë i veçantë . Unë jam i kënaqur për t'u bashkuar me Presidentin, i cili tashmë ka përmendur sukseset që zgjerimi sjell. Më lejoni të shtoj disa specifika më shumë : Zgjerimi është në ADN-në e Evropës. Kjo është një politikë kyçe e BE-së. Ajo është instrumenti më i fuqishëm i transformimit, shërben si një nxitje të fortë për reformat. Zgjerimi është edhe mjeti më efektiv dhe më i fuqishëm që ne kemi për forcimin e sigurisë. Së bashku - në një Evropë të bashkuar - ne mund të përballemi më mirë me pasojat e globalizimit, krizën financiare apo të klimës ndryshim. Dhe zgjerimi na ka bërë të gjithë më të begatë”, tha komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian.“Jam optimist. Kemi punuar shumë ngushtë me autoritetet shqiptare dhe me drejtuesit e tjerë shtetërore, duke përmbushur rekomandimet e fundit bërë nga ana e vendeve anëtare. Kemi punuar me vendet anëtare, duke u përgatitur për vendimin e qershorit nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian. Ne aktualisht po flasim për përpilimin e raportit që do t’u prezantohet vendeve anëtare. Nuk do të zbuloj shumë, sidoqoftë mund të them se kemi fakte të mjaftueshme, jo vetëm për të përsëritur, por në fakt për të përforcuar rekomandimin tonë për statusin kandidat, dhe shpresoj që vendet anëtare do ta pranojnë atë duke u bazuar në sinjalet pozitive, duke marre një vendim pozitiv në qershor për Shqipërinë.", tha Fyle.Në deklaratën e dhënë ditën e sotme në Bruksel, komisioneri për zgjerim në BE, Fyle u shpreh se beson për një mandat të suksesshëm 5-vjeçar për komisionarin e ri, që është përgjegjës tashmë për anëtarësimet e reja në BE. Sipas tij disa nga shtetet lindore të Evropës presin një “perspektivë evropiane” nga ky komisionar, pasi presin anëtarësimin e tyre në BE.