Greqi, sekuestrohet 94 kg marijuanë shqiptare, në Kapshticë dhe Selanik
Greqi - Dy sasi me 94 kg marijuanë me origjinë shqiptare, janë sekuestruar nga policia greke pasditen e sotme. Në doganën e Kapshticës, policia greke ka ndaluar një automjet që kishte kaluar me lehtësi doganën shqiptare.Në mjetin ku ndodheshin dy shqiptarë nga Korça, 38 dhe 39-vjeç, u gjetën 21 pako, me nga 21 kg marijuanë. Droga ishte fshehur në tavanin e mjetit dhe nga hetimet rezultoi se kishte destinacion Selanikun. Dy trafikantëve, iu sekuestruan dhe 1080 euro dhe 3 celularë.Ndërkohë, në Selanik policia arrestoi dy grekë 34 dhe 47-vjeç, të cilëve i'u sekuestruan 73 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Ata i kishin fshehur 70 pakot me drogë në disa divanë që kishin qëllim ti çonin në Gjermani. Policia greke u sekuestroi atyre edhe 1 pistoletë e 32 fishekë.