Ndahet nga jeta aktori Bob Hoskins, vuante nga pneumonia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2014, 15:56
Është ndarë nga jeta aktori i famshëm Bob Hoskins. I njohur për rolet e tij në filmat The Long Good Friday dhe Who Framed Roger Rabbit vdiq në moshën 71 vjeçare pasi vuante nga pneumonia.Agjenti i tij tha se Hoskins vdiq dje në spital, i rrethuar nga familja e tij. Ylli hollivudian gjatë karrierës së tij ka fituar çmimim BAFTA dhe u nominua për Oscar në vitin 1987 për dramën Mona Lisa, në të cilën ai luajti përballë Michael Caine dhe Robbie Coltrane.