Ndryshimet në Kushtetutë? Ja si mendojnë Alibeaj, Anastasi dhe Ibrahimi

Tirane- Duhet apo nuk duhen bërë ndryshime në Kushtetutë. Kjo ka qenë tema e debatit të mbrëmshëm në emisionin “Tonight Ilva Tare” në televizionin Ora News.Ish Ministri i Drejtësisë në qeverisjen e PD-së, Enkelej Alibeaj mbështet idenë dhe propozimet e bëra për ndryshime të Kushtetutës. Por sugjeron që këto ndryshime të mos jenë thjeshtë dhe vetëm politike. Mbi të gjitha duhet të bëhen në mënyrë profesionale me qëllim përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.Zonja Aurela Anastasi, e cila mban titullin Profesor Doktor dhe është një ndër konstitucionalistet më të njohura pohon se ka ardhur koha për nisjen e diskutimeve për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit.Ndryshimet në Shqipëri dhe afrimi me Europën, janë motive të mjaftueshme për fillimin e procesit, por nuk duhet të bëhen vetëm me konsensus politik, pa diskutim, pa debat dhe pa pjesëmarrjen e ekspertëve e grupeve të ndryshme të komunitetit.Ndërsa Gent Ibrahimi, Jurist, kryetar i Grupit të Punës me Ekspertë për Reformën në Fushën e Drejtësisë, ka bindjen se Kushtetuta e vitit 1998 është konsumuar ndaj rishikimi i saj është domosdoshmëri. Mendon se dështimi më i madh i saj është pamundësia për të izoluar institucionet e pavarura nga ndikimi i shumicës politike në parlament dhe qeveri.