Ndahet nga jeta aktori Bob Hoskins, vuante nga pneumonia

Është ndarë nga jeta aktori i famshëm  Bob Hoskins. I njohur për rolet e tij në filmat  The Long Good Friday dhe  Who Framed Roger Rabbit vdiq në moshën 71 vjeçare pasi vuante nga pneumonia.Agjenti i tij tha se Hoskins vdiq dje në spital, i rrethuar nga familja e tij. Ylli hollivudian gjatë karrierës së tij ka fituar  çmimim BAFTA dhe u nominua për  Oscar në vitin 1987 për dramën Mona Lisa, në të cilën ai luajti përballë Michael Caine dhe Robbie Coltrane.Aktori u tërhoq nga skena dhe bota e kinemasë në  2012, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit ." Ne jemi të shkatërruar nga humbja e Bobit tonë të dashur , " tha gruaja e aktorit Linda dhe fëmijët  Alex , Sarah , Rosa dhe Jack në një deklaratë.  " Bob vdiq në mënyrë paqësore në spital rrethuar nga familja , pas një periudhë te gjate qe viante nga  pneumonia . " Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe dhe ju falënderoj për mesazhet tuaja të dashurisë dhe mbështetjen . ", thuhet ne deklaraten e familjes. Hoskins e nisi karriren në skenë para se te vijonte karrierën e tij kinematografike.Në ekranin e vogël ai u shfaq me programe  Play for Today, On the Move, Van der Valk dhe në dramën e BBC  The Street. Kurse në kinema  ai mbahet mend ne filma si  Mermaids, Hook, Mrs Henderson Presents and Made in Dagenham. Roli i tij i fundit në një film ishte në vitin 2012 në filmin Snoë Ëhite and the Huntsman. Ngushëllimet dhe mesazhet për aktorin janë shfaqur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe një ndër reagimet e para ishte Bafta duke shprehur trishtimin e thellë për humbjen e aktorit.Stephen Fry shtoi : " Ky është një lajm i tmerrshëm dhe filmi The Long Good Friday është  një nga filmat më të mirë britanikë të epokës moderne. Ai ishte një burrë i mrekullueshëm. . . " perfundoi ai.