Sarandë, zbulohen dy arka me 1500 fishekë kallashnikov
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2014, 16:07
Sarandë - Dy arka metalike me 1500 fishekë automatiku "Kallshnikov" janë zbuluar nga policia kufitare 300 metra poshte urës së fshatit Borsh mesditën e sotme. Kanë qenë kontrollet e policisë në kuadër të luftës kundër trafikimit nga deti të lëndëve narkotike, ato që kanë zbuluar municionin luftarak.Ende nuk dihen autorët e fshehjes së fishekëve, por policia dyshon se mund të jenë lënë aty nga trafikantët, për t'i vendosur më pas bashkë me ngarkesën e drogës për në Greqi. Policia e Sarandës po punon intensivisht për identifikimin e autorëve.Ndërkohë në Selanik, policia ka sekuestruar 73 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria. Droga do trafikohej drejt Gjermanisë. Policia vuri në pranga dy shtetas grekë./jç/oranews online/