SHBA, sanksione shtesë ndaj Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 08:41
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.Sanksionet e fundit, të bëra publike nga Departamenti i Thesarit, kanë në shënjestër shtatë kompani dhe pesë individë, të akuzuar për mbështetjen e aktiviteteve atomike.Masat u ndalojnë këtyre kompanive dhe individëve të bëjnë biznes me kompanitë ose qytetarët amerikanë dhe u ngrijnë të gjitha asetet që mund t’i kenë në Shtetet e Bashkuara.Perëndimi dyshon se Irani përdor programin bërthamor për të zhvilluar fshehurazi armë atomike, një akuzë që Irani vazhdimisht e hedh poshtë.