Spitali i Fierit, me aparatura të reja laboratorike dhuratë e një biznesi

Spitali Rajonal i Fierit tashmë do të jetë me aparatura të reja laboratorike. Kjo falë një investimi prej 16 mijë euro nga një  biznesi privat i këtij qyteti, i cili do t'iu vijë në ndihmë shumë qytetarëve, që marrin shërbim nga spitali i Fierit.spitali fier Drejtoresha e spitalit rajonal të Fierit,  Antoneta Dhima, tha se  falë kontributeve dhe investimeve të bizneseve private në Fier, efikasiteti i shërbimit ndaj pacientëve po merr një rëndësi të veçantë.Gjithsej  janë 15 aparatura, që  janë vënë në dispozicion të spitalit rajonal të Fierit, ku përfshihen  4 mikroskopë, 4 centrigfug, 2 fotometra, 2 rotatorë si dhe 2 aparatë  electrometer. Investimi nga bizneset private nuk është  i vetmi  që është realizuar  në  spitalin rajonal të Fierit, për  të ofruar  një gamë të gjerë shërbimesh, sa efikase po aq edhe cilësore  për qytetarët.