Dasma sekrete e Judi Foster me fotografen

Në moshën 51 vjeçare, Judie Foster është martuar këtë fundjavë me fotografen Alexandra Hedison, 44 vjeçe. Vitin e kaluar fituesja e çmimit Golden Globe zyrtarizoi se ishte homoseksuale, ndërsa lajmin për dasmën e ka bërë publike zëdhënësja për shtyp e çiftit. Cdo gjë ka qenë sekrete, sidomos ceremonia. Foster ka dy fëmijë dhe për 20 vjet ka bashkëjetuar me Cydney Bernard nga e cila u nda në 2008.