Meimarakis në Tiranë: Do ndihmojmë për statusin

Tiranë- Kur na ndajnë më pak se 2 muaj nga përgjigjja për stautin e kandidatit, Greqia del edhe një herë krah Shqipërisë duke premtuar se do të bëjë çështë e mundur që vendimi pozitiv  të jepet brenda presidencës helene.Qëndrimin e shprehu kreu i parlamentit grek, Evangelos Meimarakis, në konferecën e përbashkër për shtyp me homologun Meta, nga ku garantoi se Athina zyrtare do të ushtrojë ndikimin e saj  që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE."Ashtu siç ndihmuan që Shqipëria të anëtarësohej në NATO, me më tepër forcë e dëshirë do të ndihmojmë, do përqiqemi të bëjmë çështë e mundur që brenda presidencës greke të kemi përgjigje pozitive për statusin. Greqia ka treguar se dëshiron që i gjithë Ballkani të  integrohet në BE," tha kreu i parlamentit grek, Evangelos Meimarakis.Fjalë që u vlerësua nga kreu i kuvendit MetaKreu i Parlamentit grek  u takua edhe me presidentin Bujar Nishani.