Kryeparlamentari i Greqisë, sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare

Me ftesë të Kryeparlamentarit Ilir Meta, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Greqisës, Evangelos Meimarakis.Gjatë kësaj vizite, Meimarakis do të zhvillojë takime me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.Zyra e shtypit e kuvendit saktëson se rreth orës 10 e 30 të dites se sotme, pas takimit,  Meta dhe Meimarakis do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.Meimarakis do të marrë pjesë në Konferencën e 12 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane e cila kryesohet nga Shqipëria nga qershori 2013 deri në qershor 2014. Në këtë konferencë do të zhvillohen diskutime për Strategjinë e BE-së për Adriatikun e Jonin.