Rreziku i armëve kimike në Siri, 7.5% e arsenalit në Damask

Damasku ende ka armë kimike, gati 7.5% të sasisë prej 1300 tonësh. Ky fakt është konfirmuar sot nga kryetarja e Task Forcës, të ngritur me qëllim eleminimin total të armëve kimike siriane.Sigrid Kaag i kërkoi qeverisë së Bashar Al Assad, që të respektojë afatin e vendosur nga ndërkombëtarët për të hequr të gjithë arsenalin e armëve kimike nga vendi. Të gjitha këto armë, duhet të dislokohen nga Siria brenda 30 qershorit.Marrëveshja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të eleminuar të gjithë arsenalin e armëve, u nënshkrua vitin e kaluar pasi qindra e mijëra persona ndërruan jetë pas një sulmi me raketë me sarinë, jashtë Damaskut. Misioni shumë-kombësh për të larguar të gjitha armët kimike nga Siria, plot 1300 tonë, mbikëqyret nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe nga Organizata për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike."Sasia më e madhe e arsenalit të armëve kimike është larguar nga vendi por megjithate rrezik përbën fakti që ato ende nuk janë shkatërruar dhe kjo përbën shqetësim, ndërsa kanë mbetur vetëm 2 muaj nga përfundimi i afatit. Ndaj edhe është shumë e rëndësishme t’i kujtojmë zyrtarëve në Siri se ka ende punë për të bërë", tha zonja Kaag në një intervistë për rrjetin britanik BBC.damask1Ajo tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet më të fundit se forcat ushtarake siriane, të drejtuara nga presidenti Assad, kanë përdorur gaz klorin në vend të armëve, por Damasku e ka mohuar menjëherë këtë fakt, duke deklaruar se në asnjë rast nuk është përdorur klorin.Sa i përket të gjitha materialeve, substancave, laboratorëve për prodhimin e agjentëve të tillë apo edhe vendet për lëshimin e raketavë toksike, janë shkatërruar.