Panairi "Junior Achievement" shpall sipërmarrësit e rinj

Tiranë- Panairi "Junior Achievement" ose siç njihet ndryshe "Arritja Rinore" shpalli të shtunën fituesin e saj, për promovimin e vlerave dhe kulturave të qyteteve të vendit me punime nga me të ndryshmet, që gjimnazistët kanë servirur për vizitorët e stendave të tyre.Ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ajo që dha çmimin e parë, "Shoqëria Sipërmarrëse e vitit 2014 "", çmim i cili shkoi për shkollën "Wilson" .Duke vlerësuar punën dhe vlerat, që nxënësit kanë promovuar gjatë këtyre ditëve,Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla u shpreh se e gjitha kjo ka të bëjë me formimin e gjeneratës së re, atë të sipërmarrësve.Fituesi i këtij panairi do të konkurojë në "Panairin Europian " në Estoni mes shteteve të tjera pjesëmarrëse, duke promovuar një panoramë të vlerave dhe traditës shqiptare për turistët, që duan të njohin, një Shqipëri tjetër.