Droga, Ora News siguron dëshminë e parë në Gjadër për uljen e avionit

Lezhë- RTV "Ora News" ka siguruar dëshminë e parë për avionin që është ulur në aerodromin ushtarak të Gjadrit në Lezhë më 19 mars të këtij viti.Një banor i zonës, ka pranuar të tregojë në kushtet e anonimitetit gjithçka që parë atë mëngjes në aerodrom, duke dhënë detaje të pakontestueshme për uljen e një avioni në pistën e Gjadrit.Ky banor thotë se avioni i bardhë është ulur në pistën e Gjadrit rreth orës 07:00 të mëngjesittë 19 marsit dhe pranë tij menjëherë është afruar një furgon i bardhë.Ai thotë se gjithçka ka ndodhur në harkun e 10 minutave.Dëshmia “Me datë 19 mars në orën 7:00-7:30 të mëngjesit është ulur një avion, flitet sportiv apo luftarak, nuk e di, një avion i vogël është ulë në mënyrë të shpejtë.Pranë tij është afruar një furgon i bardhë, ka qenë festa lokale e fshatit Gjadër, populli ka qenë i gjithi i qetë, në shpi , duke pirë kafe, duke u përgatitur për të dalë në kishë.Në atë orë të mëngjesit ka munguar në pistë edhe bagëtia që kanë dalë gjithmonë sëbashku me çobanët. Ka qenë koha më e përshtashme e uljes së avionit. Është parë nga disa banorë avioni, furgoni, por nuk kemi pas guxim të afrohemi afër.Aty ulen avionë ushtrie, të NATO-s, avionë policie dhe gjithmonë kur shohim avionët e ulur ne ikim nga pista. Makina ka hyrë me shpejtësi dhe ka ikur me shpejtësi, edhe avioni është ulur me shpejtësi me mënyrën më strategjike. Është e vërtetë e gjithë ngjarja dhe ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit me datë 19 mars.Policia ka ardhur aty, shefi i komisariatit të Lezhës është parë aty, është njoft nga persona, por populli ka ndenjur larg nga frika, dihet ajo punë.Kanë ikur, sesi kanë reaguar, se çfarë kanë folur është tjetër gjë, por ama policia ka qenë, ka ardhë në vengjarje me vonesë, rreth një orë me vonesë.Avioni ishte larguar, policia nuk ka parë gjë me sy, nëse kanë nxjerrë gjë nga ekspertiza është punë e tyre, por me sy nuk kanë parë gjë. Nuk e di kush e ka njoftuar policinë, populli apo ushtria vetëm se ka ardhur në vendgjarje. Është parë dhe nga banorë të tjerë”deklaron ai.Dëshmitari thotë se uljen e avionit e kanë parë edhe banorë të tjerë të Gjadrit, të cilët ende nuk kanë vendosur të flasin.