Vrasja e biznesmenit në Tiranë, arrestohen në Durrës 5 të dyshuarit

Tiranë- Pesë autorët e dyshuar në vrasjen e biznesmenit Ariel Zanka në zonën e "Ali Demit" në Tiranë, janë vënë në pranga mesnatën e djeshme.Policia e Shtetit ka përcjellë për mediat pamjet që tregojnë momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë së Tiranës dhe Durrësit si dhe forcave RENEAPesë personat e arrestuar janë: Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi.Mësohet se këta shtetas po përgatiteshin të linin Shqipërinë dhe ishin strehuar në këtë apartament në zonën e plazhit të Durrës.Në vrasjen e Ariel Zankës në lagjen "Ali Demi" ka patur edhe një të plagosur. Gjë që duket dhe në pamjet filmike.Ka qënë dëshmia e një mikut të viktimës që ka çuar policinë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit, që tronditi Tiranën mbrëmjen e 25 prillit.Zanafillë e kësaj vrasje sipas grupit hetimor ka qënë një zënkë mes viktimës dhe shtetasit Agron Goxhaj, tashmë i vënë në pranga nga policia.Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një konflikti për një borxh mes dy shokëve të viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të pajtuar palët.Agron Goxhaj ishte konfliktuar fizikisht me biznesmenin Ariel Zanka dhe më pas dyshohet se e ka qëlluar atë, por nuk ka vepruar i vetëm. 36-vjeçari Ariel Zanka u ekzekutua mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me 8 plumba pistolete në zonën e Ali Demit