Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII janë të Shenjtë

Rome- Tetëqind mijë besimtarë morën sot pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Papa Gjon Palit II dhe Papa Gjonit XXIII, njoftoi sot Vatikani, duke iu referuar raporteve të policisë së Romës. Pesëqind mijë persona gjendeshin në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, në udhën e pajtimit dhe bashkimit. Treqind mijë të tjerë ishin shpërndarë në Romë duke ndjekur ceremoninë në 17 ekrane gjigante, bëri të ditur zëdhënësi i Selisë së Shenjtë për median. Ceremonia solemne u celebrua nga Papa Francesku dhe paraardhësi i tij Papa Benedikti XVI. 122 delegacione të huaja nga e gjithë bota morën pjesë në meshën e veçantë, mes tyre personalitete mbretërore, krerë shtetesh e qeverish.