Seul, kryeministri dorëhiqet, ndihet fajtor për mbytjen e tragetit
Seul- Kryeministri i Koresë së Jugut, Chung Hong-won, ka dhënë dorëheqjen këtë të diel pas kritikave të forta ndaj qeverisë për mënyrën sesi ajo po e menaxhon tragjedinë e tragetit që u mbyt javën e shkuar në ujrat koreano-jugore.Në një konferencë për shtyp, ndërsa bëri publik edhe dorëheqjen e tij, kryeministri tha se vuajtja dhe lotët e familjeve që kanë humbur fëmijët e të afërmit në këtë tragjedi, vazhdon të më mbajë zgjuar natën.Z.Chung do të qëndrojë në krye të detyrës deri sa kjo situatë të vihet nën kontroll ndërsa më pas do të largohet përfundimisht nga politika. Trageti që u mbyt më 16 prill në Korenë e Jugut kishte në bordin e saj 476 pasagjerë, shumica student e mësues. Zyrtarisht numri i viktimave ka arritur në 187 ndërsa rreth 100 të tjerë ende rezultojnë të zhdukur."Në emër të të gjithë qeverisë time, kërkoj ndjesë për kaq shumë probleme, që në fakt mund të ishin parandaluar" u shpreh kryeministri koreano-jugor në fjalën e tij.Akuzave dhe kritikave se qeveria nuk është e aftë të përballojë të tilla ngjarje, z.Chung iu përgjigj: "Gjëja më e duhur për mua është të marr përgjegjësitë dhe të dorëhiqem, si një person që nuk mund të drejtojë një cabinet qeveritar".Situata në Korenë e Jugut mbetet kritike, ndërsa të 15 anëtarët e ekuipazhit të tragetit mbeten nën arrest me akuzën e neglizhencës me detyrën.