Haxhinasto: Teknologji moderne për verifikimin e cilësisë së rrugëve

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto inspektoi sot cilesinë e punimeve ne segmentin rrugor Plepa-Kavaje-Rrogozhine. Duke perfituar nga kjo vizite Ministri edhe nje here theksoi demosdoshmerine e vendosjes së elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës ne veprat e infrastrukturës rrugore.“Sot kemi filluar një proces të vlerësimit dhe analizimit të të gjithë punimeve me nje teknologji moderne, kështu që do të kemi një ide të qartë për gjithcka që është bërë dhe si është bërë me qëllim që kjo të na shërbej edhe për të ardhmen, për të rritur standartin dhe cilesine e realizimit të veprave publike sic janë rrugët e Shqipërisë.Shumë shpejt këtu do të realizohen punimet qe lidhen me elemente të sinjalistikës dhe të sigurisë së rrugës,” tha Haxhinasto.Me tej Ministri shtoi se do te kete investime ne siguri dhe sinjalistike dhe nga Rrogozhina do të vazhdojë një projekt tjetër i rëndësishëm deri në jug të vendit, që është aksi më i përdorshëm gjatë sezonit turistik.“Është një investim rreth 4 milion e gjysëm dollare që do të jetë vetëm për sinjalistikën dhe për sigurinë rrugore” theksoi ai.