Igumenicë, kapen 6 çanta me drogë në kufi, ikin trafikantët

Sarandë/Igumenicë: Bashkëpunimi i policisë kufitare Sarandë me anti-drogën e Igumenicës, ka çuar në sekuestrimin e 6 çantave me marijuanë në zonën kufitare.Operacioni është zhvilluar në 23 prill, por është bërë publik sot pasi zona është mbajtur në vëzhgim me qëllim kapjen e trafikantëve.Sipas burime policore, mësohet se kanë qenë 3 mushka që kanë kaluar midis piramidave 74 dhe 79 nga vendi i quajtur “Kataeto” në fshatin Çiflik, Sarandë dhe kanë dalë në “Loridha” në Sajadhë, Igumenicë.Policia greke e njoftuar nga ajo shqiptare, ka arritur të kapë çantat me drogë por jo trafikantët, të cilët kanë arritur të largohen sapo kanë vënë re praninë e policisë.Zona është mbajtur për 48 orë nën vëzhgim nga policitë e të dyja vendeve, por pa mundur të vihen në pranga trafikantët. Sasia e drogës ende nuk është peshuar, por mendohet të jetë mbi 200 kg.